Lajme

Çifti që u vranë sot, jetonin në Suedi, më 20 janar kishin ardhur në Kosovë

01/22/2020 15:27
nga:Gazeta Blic

Çifti S.H. dhe D.H. dyshohet se janë vrarë në një shtëpi në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prizren.

Zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Klan Kosova se është gjetur një armë në vendin e ngjarjes me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cila po cilësohet si ‘vrasje e rëndë’.

Mësohet se çifti kanë jetuar në Suedi dhe me datën 20 të këtij muaji kishin ardhë në Kosovë për pushime.

Në anën tjetër Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje shtesë në lidhje me rastin e vdekjes së çiftit të moshuar në Prizren.

Prokuroria njofton opinionin se me datë 22 janar 2020 është njoftuar policia se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit raporton Gazeta Blic.

Detajet e fundit nga Prokuroria për rastin e vrasjes së çiftit në Prizren

03/31/2020 11:20

Gjendet i vdekur një person në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren!