Showtime

Çifti i njohur i japin fund lidhjes së tyre dy vjeçare (Foto)

03/13/2018 21:16
nga:L I

Ishin një nga çiftet më të pëlqyera nga një pjesë e madhe e njerëzve, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse i kemi parë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, por duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë mes tyre.

Flasim për këngëtarin britanik Zayn Malik dhe modelen e njohur Gigi Hadid të cilët kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre dy vjeçare.

Është Zayn ai që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter i cili është shprehur se ka respekt të madh për Gigin si femër dhe si shoqe. Madje ai është shprehur se është mirënjohës për të gjithë fansat që respektojnë këtë vendim të vështië të tyre.

“Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie shumë të rëndëishme, me shumë dashuri dhe argëtim. Unë kam një respekt dhe adhurim të madh për Gigi-n si një grua dhe shoqe. Ajo ka një shpirt aq të pabesueshëm. Unë i jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që po respektojnë këtë vendim të vështirë dhe nuk po e shkelin privatësinë tonë. Ne donim që këtë lajm t’ua jepnim ne të parët. Ju duam të gjithëvë”, ka shkruar Zayn në Twitter./GazetaBlic

© Zayn Malik [Twitter]

06/19/2018 17:17

Zayn Malik flet për herë të parë për lidhjen me Gigi Hadid