Showtime

Çifti i njohur bëhen prindër për herë të dytë

05/17/2018 11:07
nga:L I

Chrissy Teigen dhe John Legend janë bërë sërish prindër, konfirmon PEOPLE, përcjell Gazeta Blic

Modeli, 32vjeçar, njoftoi të mërkurën vonë se djali i tyre kishte ardhur në jetë. Edhe Chrissy Teigein e zbuloi lajmin në një mënyrë më të veçantë.

“Dikush është këtu!” shkroi ajo në një postim të bërë në Twitter.

Çifti nuk ka ndarë më shumë hollësi rreth anëtarit më të ri të familjes së tyre, duke mos zbuluar kështu as emmrin e foshnjës.

Çifti simpatik tashmë kanë dhe një vajzë dy vjeçare të quajtur Luna.

Chrrisy Teigen dhe John Legend

John Legent ditë më parë ishte mjaft i përfolur në mediat e huaja, e kjo krejt përshkak të raportit që ka me reperin Kanye West, ku u tha se raportet mes tyre janë ftohur.

Kanye West lëshoi një deklaratë ku tha se skllavërinë e kanë zgjedhur vet, dhe kjo bëri që jo vetëm gjithë rrjeti të pushtohej nga ajo çfarë ai tha, por edhe një nga miqt e tij më të mirë, John Legend i cili nuk ishte dakort me atë çfarë tha./Gazeta Blic

05/23/2018 15:06

Këngëtari i njohur blen apartment prej 9 milionë dollarësh