Cool

Çifti i moshuar shokon jurinë

06/07/2018 08:21
nga:D.I

Juria dhe audienca e shfaqjes “America’s Got Talent’ kanë mbetur të shokuar nga kërcimi i një çifti që bën lëvizje provokuese në skenë.

Celina, 64 vjeçe dhe Filiberto, 70 vjeç nga Kuba performuan një pjesë nga kënga “Talk dirty” e Jason Derulo për të treguar talentin e tyre.

Në fillim e nisën me lëvizje romantike dhe përfunduan me disa momente intime, që konsiderohen të pista. Nuk munguan puthjet dhe më pas koreografia pasionante i shokoi të gjithë.

Edhe pse të moshuar, ata ia dolën të kërcenin si të ishin të rinj. Në fund të performancës dëgjohet një thënie nga prezantuesja Tyra Banks: “Kjo është dashuria që kërkoj.”
Të dy ia dolën që të kalonin në fazën tjetër me 3 pëlqime dhe 1 kundërshtim.

05/10/2018 10:11

Së bashku peshojnë 350 kg, asnjë taksist nuk dëshiron t’i ketë në veturë