Showtime

Çifti i njohur në pritje të fëmijës së parë!

11/25/2020 09:45
nga:Lorik J

Mike “The Situation” Sorrentino dhe gruaja Lauren treguan në Instagram të martën se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

“Ne do kemi një fëmijë” shkroi ylli i realitetit 38-vjeçar së bashku me fotot me Lauren , 35 vjeç dhe qenin e tyre Mosey.

“Bekimi ynë më i madh është rrugës,” shkroi Lauren në Instagramin e saj së bashku me të njëjtat foto.

Mike i propozoi Lauren ditën e Shën Valentinit në 2018 dhe u martua atë nëntor .

Vetëm tre muaj pas martesës së tyre, Majk shkoi në burg për evazion fiskal. Ai u la i lirë në shtator 2019 pasi shërbeu tetë muaj . Jo shumë kohë pas lirimit, Lauren zbuloi se ishte shtatzënë, por fatkeqësisht pësoi një abort spontan.