Sporti

Ciao Buffon, këto janë disa nga rekordet fantastike të portierit

05/17/2018 12:56
nga:Lorik J

Gianluigi Buffon ka njoftuar se do të largohet nga Juventusi pas 17 vitesh në klub, por mund të vazhdojë të luajë.

Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, Buffon konfirmoi se ndeshja ndaj Hellas Veronas do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Juventusit, edhe pse portieri e la derën hapur për një transferim në një ekip tjetër.

Një vendim përfundimtar do të bëhet në ditët e ardhshme.

GazetaBlic ju sjell historinë dhe disa statistika të Gianluiggi Buffonit.

  • Gigi ka bërë më së shumti paraqitje në Serie A si portier (639), dhe është i dyti lojtar sa i përket paraqitje në këtë kompeticion. Para tij radhitet vetëm Paolo Maldini (647).

 

 

  • Buffon ka luajtur 655 herë për Juventusin që nga transferimi në vitin 2001, duke mbajtur portën e paprekur 300 herë.
  • Gjithsej Buffon ka luajtur 875 ndeshje në klube, duke pranuar 729 gola dhe duke mbajtur 383 portën e pastër.
  • Gigi mban rekordin në Serie A, duke shkuar në 974 minuta rresht pa pranuar gol në edicionin 2015-16.

 

 

Askush nuk ka bërë më shumë paraqitje për Italinë se Buffon, me portierin që ka 176 paraqitje.

Vetëm Alessandro Del Piero ka luajtur më shumë ndeshje për Juventusin (705).

Buffon mban rekordin për paraqitjet e Ligës së Kampionëve me Juventusin (115)

Buffon ka luajtur më shumë se 1000 ndeshje profesionale në karrierë.

 

 

  • Gigi është shpallur 12 herë portieri më i mirë i vitit në Serie A.
  • 40 vjeçari ka rekordin me më së shumti ndeshje të kampionatit pa pranuar gol. Ai ka arritur të mos pranojë gol në dy sezone nga 21 ndeshje (2011-2012, 2015/2016).
  • Buffon mban rekordin për më së shumti ndeshja pa pranuar gol në Itali (77), më së shumti ndeshje pa pranuar gol në Kupën e Botës (gjashtë) dhe më së shumti penallti të pritura (pesë).
  • Nëse çmimi llogaritet në euro, ai mbetet portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, me Juven që ka paguar 52 milionë euro për ta nënshkruar atë në vitin 2001.

 

 

Gigi mban rekordin për më së shumti Scudetto të fituara radhazi me Andrea Barzagli, Giorgio Chiellini, Stephan Lichtsteiner dhe Claudio Marchisio pas triumfit të tyre të shtatë me radhë këtë sezon.

Buffon ka fituar nëntë Scudetto në përgjithësi, që është rekord. Ai numëron 11 tituj, nëse mund të numërojmë titujt 2004-05 dhe 2005-06 të përfshira në skandalin e Calciopolit.

/GazetaBlic/

10/19/2018 12:54

Buffon ‘refuzon’ kombëtaren e Italisë