Sporti

Chelseas i mungon një sulmues, Mertens plani i parë për skudrën nga Londra

01/29/2020 14:02
nga:Mergim Rreci

Chelsea kërkon me nxitim në këto ditë të fundit të merkatos së janarit një sulmues cilësor, për ta rreshtuar përkrah Tammy Arbahamit.

Me Olivier Giroud që po i jep fund karrierës në blutë e Londrës dhe Michy Batshuayi që nuk po bind aspak, drejtuesit e Chelsea-t kanë trokitur në dyert e Napolit për Dries Mertens, përcjell Gazeta Blic .

Për futbollistin belg, të cilit po i skadon kontrata me Napolin, presidenti De Laurentiis kërkon 47 milionë euro, një shifër që në fakt e step Chelsea-n.

Nëse numri 1 i klubit napolitan nuk i ul pretendimet, 32-vjeçari do të largohet me parametër zero në verë. Në këtë rast, nuk do të jetë më nevojë që dikush të trokasë në dyert e Napolit, por thjesht të përmbushë financiarisht kërkesat ekonomike të futbollist.