Sporti

Chelsea triumfon dhe siguron kalimin tutje në EFL Cup

12/16/2025 22:55
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të EFL Cup pas fitores 3–1 ndaj Cardiff.

Londinezët dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe arritën të dalin suksesshëm nga kjo sfidë.

Garnacho dy gola dhe Neto një, shënuan për skuadrën e Marescas, kurse Turnbull shënoi për vendasit.

Me këtë sukses, Chelsea vazhdon rrugëtimin në kompeticion dhe mbetet në garë për trofeun.

/GazetaBlic Sport/