Sporti

Chelsea: Të gjithë jemi me Fergusonin

05/05/2018 21:29
nga:Lorik J

Lajmi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Sir Alex Ferguson ka tronditur botën e futbollit.

Sir Alex Ferguson u shtrua në spital pasi ishte ankuar për shëndetin e tij që nga e enjtja, shkruan GazetaBlic

Ferguon ka pësuar gjakderdhje në tru dhe i duhet kohë për t’u shëruar.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe klubi i njohur anglez, Chelsea.

“Këtë mbrëmje, të gjithë në Chelsea FC dërgojnë lutjet tona tek Sir Alex Ferguson për një shërim të plotë dhe të shpejtë pas operacionit emergjent”, shkuhet në postimin e Chelseat në Twitter.

Alex Ferguson është 76 vjeçar dhe nga shumë tifozë të futbollit cilësohet si një nga trajnerët më të mirë të të gjitha kohërave.

Ferguson kishte menaxhuar Manchester Unitedin nga viti 1986 deri në vitin 2013.

/GazetaBlic/

03/26/2020 15:58

Ferguson i pakënaqur, fqiu i tij po tenton të ndërtojë objekte që do t’ia zë diellin e do t’i pretë pemët