Sporti

Chelsea pa tre super lojtarë për ndeshjen ndaj Bayernit

08/02/2020 11:17
nga:Lorik J

Christian Pulisic, Pedro dhe Cesar Azpilicueta do të humbasin ndeshjen e Champions Leaguendaj Bayern Munich, pasi u dëmtuan në humbjen ndaj Arsenalit në finalen e FA Cup.

Frank Lampard do të jetë pa treshen për ndeshjen e së shtunës së ardhshme ndaj Bayernit, përcjell GazetaBlic.

“Unë nuk e di shtrirjen e plotë të lëndimeve, por di që janë probleme në gju për Azpi dhe Christian,” tha Lampard në konferencën e tij të shtypit pas ndeshjes.

“Ata duhet të skanohen dhe vlerësohen gjatë ditëve të ardhshme. Ata nuk do të jenë të gatshëm për javën e ardhshme.”

“Pedron nuk e kam parë akoma, kishte një lëndim në shpatull. Është një fund zhgënjyes – pasi që me siguri kjo ishte ndeshja e tij e fundit për Chelsea”, përfundoi Frank.

Vlen të theksohet se Bayern e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Chelsea me rezultatin 3:0.

/GazetaBlic Sport/