Sporti

Chelsea nuk ka të ndalur, Lazio fiton derbin ndaj Marseille

11/08/2018 20:48
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat nuk ka të ndalur.

Chelsea ka fituar edhe ndeshjen e katërt të Europa Leagues. Ekipi i Maurizio Sarrit ka fituar ndaj Bate Borisov me rezultatin e ngushtë 0-1, shkruan GazetaBlic.

Golin e vetëm dhe të fitoren për ‘Blues’ e ka shënuar sulmuesi francez, Olivier Giroud në minutën e 52’të të duelit.

Chelsea tani numëron 12 pikë dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit, kurse Bate ndodhet në vendin e fundit me tre pikë.

Në anën tjetër, në Itali, Lazio ka fituar derbin ndaj Marseille.

Lazio ka mposhtur Marseille me rezultatin 2-1. Correa dhe Parolo shënuan gol për Lazion, kurse Thauvin për Marseillen.

Valon Berisha, Starkosha dhe Durmishi startuan për Lazion në këtë përballje.

Lazio gjithashtu ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit, kurse Marseille eliminohet nga kjo garë.

/GazetaBlic/