Sulmuesi i Juventusit, Frederico Chiesa ka tërhequr vëmendjen e Chelsea.
Klubi i Torinos e di se ka një diamant në duar dhe verën e ardhshme, sipas Calciomercato, do të duhet të luftojë për të vazhduar ta mbajë atë, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjatë afatit të fundit kalimtar, Chelsea ishte i gatshëm të ofronte 100 milionë euro për heroin e Italisë në Euro-2020, por Juventus refuzoi ta lironte lojtarin.
Sidoqoftë, Chelsea pritet të kthehet verën e ardhshme me një mega ofertë me vlerë 120 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


