Chelsea dhe Norwich City do të përballen ditën e sotme në Premier League.
Blutë morën një fitore 1-0 ndaj Brentfordit në javën e tetë, ndërsa Norwich fitoi pikën e dytë të sezonit kundër Brighton & Hove Albion, përcjell GazetaBlic Sport.
Chelsea kryeson në Premier League me 19 pikë të marra nga 24 të mundshme dhe gjithashtu duke ditur se të paktën një nga Manchester United ose Liverpool do të humbasë pikë të dielën, do ta ketë motivin e shtuar që të marrë rezultat pozitiv në këtë takim.
Milot Rashica nuk pritet të jetë titullar për ‘Kanarinat’ në këtë takim, me reprezentuesin kosovar që shihet vetëm si zëvendësues nga mediat britanike.
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Chalobah, Christensen; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Chilwell; Ziyech, Mount, Havertz.
Norwich City: Krul, Hanley, Kabak, Gibson; Aarons, Lees-Melou, McLean, Normann, Giannoulis; Pukki, Sargent.
/GazetaBlic Sport/


