Sporti

Chelsea në çerekfinale të FA Cup, Liverpooli “pej shpije”

03/03/2020 22:38
nga:M K

Chelsea është kualifikuar në çerekfinale të FA Cup pas fitores së pastër 2-0 ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp.

Kampionët aktual evropian nuk ishin as për së afërmi në elementin e tyre, megjithëse duhet pranuar faktin se jo lojtarët më të mirë të “The Reds” u paraqitën në fushë, shkruan GazetaBlic.

Willian në minutën e 13’të duke iu falenderuar edhe gabimit të portierit Adrian dhe Barkley në të 64’tën mjaftuan që djelmoshat e Lampardit ta sigurojnë fazën çerekfinale të njërit prej trofeve më të rëndësishëm në ishull.

Kësisoj, Chelsea pret edhe fituesit e dueleve tjera, për t’u konfirmuar më pas 8’shja e skuadrave që do të shortohen për 1/4’tën.

FT Chelsea – Liverpool 2-0

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:34

Londra është e kuqe – Arsenali fiton garën më të vjetër futbollistike në botë, kupën “FA”