Chelsea ishte skuadra më aktive në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra angleze bëri disa nga investimet më të mëdha duke transferuar lojtarë me shuma që arrinin 100 milionë euro si Mudryk dhe Enzo Fernandez, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë Chelsea mund të përballet me sanksione nëse nuk kualifikohet në Champions League.
Sipas “Times Sport“, skuadra londineze do shkelë rregullat e Fair Play-t Financiar “FFP” nëse nuk siguron të ardhurat nga vendet që kualifikojnë klubin në garën më të madhe europiane “Champions League”.
? Chelsea are in danger of breaching FFP rules if they fail to qualify for the Champions League this season.
(Source: @TimesSport) pic.twitter.com/9d3fXowFhR
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 2, 2023
Chelsea aktualisht pozicionohet në mesin e tabelës në vendin e 10’të me 29 pikë, 10 më pak se Manchester United që mbanë pozitën e 4’të.
Kujtojmë që Chelsea përballet sot me Fulham në Stamford Bridge me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


