Sporti

Chelsea kthehet te fitorja, Manchester United minimalisht por mjafton për tri pikë

09/14/2019 17:54
nga:M K

Si duket u ka bërë mirë pushimi dyjavor.

Manchester United e Chelsea janë rikthyer te fitorja, pas barazimeve që i regjistruan dy javë më parë, pra para grumbullimit të kombëtareve, shkruan GazetaBlic.

“Djajtë e Kuq” triumfuan minimalisht, por mjaftoi për fitore dhe tri pikë tejet të rëndësishme, pas startit jo edhe aq të mirë në këtë edicion.

Rashford ka realizuar golin e vetëm të kësaj sfide, ku 11-metërshin e konvertoi në gol në minutën e tetë.

Chelsea ndërkaq, fitoi ndaj Wolves në “Molineux Stadium” me rezultat 2-5. Abraham realizoi “hat-trick” kurse nga një shtuan Mount e Tomori, i cili në fakt e hapi serinë e golave.

/GazetaBlic/

10/19/2019 19:19

Mbyllet pjesa e parë Crystal Palace – Manchester City, mësoni rezultatin