Barcelona tash e një kohë të gjatë është e interesuar për t’i siguruar shërbimet e yllit të Interit.
Përkundër faktit se shkëlqeu me zikaltërt këtë edicion, këta të fundit mendojnë se ai ka mundur të dhurojë edhe më shumë për klubin, andaj edhe po e shqyrtojnë shitjen e tij duke deklaruar se nuk ka bindur, përcjell GazetaBlic.
Barcelona është e gatshme që ta paguajë klauzolën e tij prej 111 milionë euro, që vlen vetëm për dy javët e para të Korrikut, ani pse më me dëshirë Barça do të dhuronte pesë lojtarë për një shkëmbim me përfaqësuesin ameriko-latin.
Kuptohet, shumica e klubeve nuk dëshirojnë të shpenzojnë edhe shumë për shkak të krizës së krijuar së fundi për shkak të koronavirusit.
Ndërkaq, skuadra nga “Camp Nou”, nuk pritet të jetë e vetme në luftë për shërbimet e Lautaros, pasi edhe Chelsea e ka vënë në radar, si një nga transferet e mundshme të kësaj vere.
/GazetaBlic/