Sporti

Chelsea interesohet për mesfushorin e Milan

02/11/2019 17:26
nga:Lorik J

FC Chelsea ka huazuar Tiemoue Bakayoko te Milan deri në fund të sezonit.

Klubi italian ka të drejtë blerje në qershor për 24-vjeçarin, i cili kohët e fundit është kthyer në një lojtar kyç të kuqezinjve.

Nëse Milan shfrytëzon klauzolën e blerjes përfundimtare, The Blues do të kërkonin partnerin e tij në mesin e fushës Franck Kessie.

Këtë e raportën Daily Star, duke shtuar se Sarri e sheh si një lojtar që do t’i përshtatej mirë skemave të tij.

22-vjeçari është një lojtar i përfaqësueses së Bregut të Fildishtë dhe një titullar i padiskutueshëm i Milan-it të Gattuso-s.