Sporti

Chelsea e Arsenali në “luftë” për mbrojtësin e Bayernit

04/07/2020 09:39
nga:M K

Ka edhe një vit me kontratë me Bayernin, por duket se do t’i ndajë përfundimisht rrugët me të.

Mbrojtësi gjerman me prindër ganezë, Jerome Boateng po kalon muajt e fundit në “Allianz Arena”, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave gjermane dhe atyre nga Anglia, dy skuadra të Premier Ligës pritet të konkurrojnë mes vete për t’i siguruar shërbimet e 32 vjeçarit.

Përderisa Arsenali tash e një kohë të gjatë ishte në përcjellje të tij, së fundi në garë ka hyrë edhe rivali lokal i topçinjve, Chelsea.

Lampard e llogarit si një mbrojtës me përvojë që do ta përforconte edhe më qendrën e fazës defansive, andaj përfaqësuesi i “Die Manschaft” mbetet opsioni kryesor.

Bavarezët pritet të fitojnë afro 15 milionë euro nga shitja e tij, pasi frikësohen që ta mbajnë edhe më tujte, e pastaj ta humbin me zero euro vitin e ardhshëm, duke marrë parasysh faktin se palët nuk kanë arritur akordin për rinovim.

/GazetaBlic/

07/04/2020 20:21

Arsenali fiton dhe ëndërron Ligën e Kampionëve