Sporti

Chelsea dhe Milan synojnë shkëmbimin, Kepa – Donnarumma

03/31/2020 18:44
nga:M K

Chelsea dhe Milani qysh tash po mendojnë për merkaton e verës.

Megjithëse duhet pranuar, shumica e skuadrave tashmë po përgatiten për afatin kalimtar, përkundër faktit se futbolli tashmë është ndalur për shkak të pandemisë, përcjell GazetaBlic.

Portieri i Chelseat, Kepa Arizabalaga dëshiron që të largohet nga Chelsea, pas minutazhës jo edhe aq të dëshirueshme, ku në pjesën e fundit para se të ndalej futbolli në ishull, trajneri Lampard preferonte veteranin Caballero.

Kjo duket se ka shtyrë spanjollin që të mendojë largimin, ndërsa drejtuesit “blu” kanë vënë menjëherë në radar zëvendësuesin e tij potencial, Donnarumma.

Chelsea është i gatshëm që t’i paguajë Milanit para “cash” plus shërbimet e Kepas për kartonin e italianit.

Gjithsesi, bisedimet zyrtarisht ende nuk kanë filluar, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat javëve në vijim.

/GazetaBlic/

06/02/2020 14:25

Së pari Liverpooli, tani edhe Chelsea solidarizohet me vrasjen e George Floyd