Sporti

Chelsea dhe katër klube nga Premier League në garë për Mbuyamban

08/05/2020 08:06
nga:Lorik J

Chelsea thuhet se është duke i prirë garës për transferimin e mbrojtësit Xavier Mbuyamba.

Lojtari do të largohet në këtë verë nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi nuk kanë më interes në shërbimet e tij.

The Blues janë në pozitë ideale për transferimin e tij, derisa Goal.com mëson se janë edhe katër klube angleze në garë për mbrojtësin.

Barcelona fillimisht kishte tentuar të fitonte dy milionë euro nga Chelsea në shitjen e Mbuyambas, por që këta të fundit e kuptuan se kontrata e lojtarit skadon në këtë verë.

Mbrojtësi holandez cilësohet si Virgil van Dijku i ri, ndërsa zbuluesit e lojtarëve te klubi londineze e kanë vlerësuar shumë talentin e tij.