Sporti

Chelsea deklason Dynamo Kievin dhe kalon në çerekfinale të Europa League

03/14/2019 20:49
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat ka deklasuar Dynamo Kievin në ndeshjen kthyese të fazës së eliminimit direkt të Europa Leagues.

Chelsea ka mposhtur Dynamo Kiev me rezultatin e thellë 0-5, përcjell GazetaBlic.

‘Blues’ kishin mposhtur Dynamo Kievin edhe në ‘Stamford Bridge’ me rezultatin 3-0 dhe tashmë kalon tutje në çerekfinale, falë rezultatit të përgjithshëm 8-0.

Olivier Giroud ka shkëlqyer në sfidën e sotme, ku shënoi hat-trick.

Alonso dhe Odoi shënuan golat tjerë për ekipin anglez, Chelsea.

/GazetaBlic/