Sporti

Chelsea bindshëm, merr fitoren e dytë në edicionin e ri

10/03/2020 15:24
nga:M K

Chelsea ka shënuar fitore bindëse përballë Crystal Palace, 4-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Stamford Bridge”, “të kaltërit” e kishin ruajtur gjithë energjinë për në pjesën e dytë, përcjell GazetaBlic.

Kjo pasi 45 minutëshi i parë përfundoi 0-0, kurse në të dytin u realizuan plotë katër gola.

Fillimisht Chilwell hapi serinë e golave në minutën e 50′, para se Zouta ta dyfishojë atë 16′ minuta më pas.

Pastaj, erdhi radha e Jorginhos. Italiani shënojë dy gola brenda katër minutave, dhe atë të dytë nga pika e bardhë, me ç’rast edhe regjistroi shifrat përfundimtare, Chelsea 4, Crystal Palace 0.

Kësisoj, londinezët marrin edhe fitoren e dytë këtë edicion, duke shkuar në kuotën e shtatë pikëve pas katër xhirove, kurse Palace me një pikë më pak, në po aq ndeshje të zhvilluara.

/GazetaBlic/

11/24/2020 20:52

Chelsea fenomenal – shënon në fund, fiton dhe siguron kualifikimin tutje