Sporti

Chelsea bën gati 80 milionë euro për Coutinho

04/06/2020 21:30
nga:Lorik J

Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit, Philippe Coutinho.

Lojtari brazilian aktualisht luan tek Bayern Munich, por është në pronësi të Barcelonës, përcjell GazetaBlic.

‘Blues’ kanë gati 80 milionë euro për lojtarin brazilian, një shifër që – në kohën e koronavirusit – mund të konsiderohet shumë e lartë, por sigurisht shumë larg nga 120 milionët që Barcelona po i kërkon për anësorin.

Bayern Munich nuk do të zbatojë të drejtën e blerjes dhe Coutinho, i cili kanjë të kaluar në Premierligë me fanellën e Liverpool, do të rikthehet fillimisht në Camp Nou, por më vonë mund të startojë një aventurë tek Stamford Bridge.

/GazetaBlic/