Sporti

Chelsea arkëton tri pikë të mëdha në “Selhurst Park”, përkohësisht i treti

07/07/2020 20:56
nga:M K

Chelsea ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace, për të kaluar kështu në pozitën e tretë, të paktën deri në mbrëmje.

Londinezët kanë tejkaluar në renditjen tabelare Leicesterin, që sonte i shkon Arsenalit në “Emirates”, përcjell GazetaBlic.

Giroud, Pulisic e Abraham shënuan për mysafirët, ndërsa Zaha e Bentece për Palace.

Me këtë triumf, të kaltërit e Frank Lampard shkojnë në kuotën e 60 pikëve, për të bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Nikoqirët nga “Selhurst Park” ndërkaq, tashmë veçse e kanë siguruar qëndrimin në Premier Ligë edhe për edicionin e ardhshëm, andaj edhe po luajnë pa presion.

/GazetaBlic/

08/08/2020 21:16

Zhbllokohen të dyja ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, mësoni kush ka shënuar