Sporti

Chelsea afër të firmos me fantazistin e Watford

01/11/2019 12:15
nga:I S

Ylli i Watford, Pereyra, ka përfunduar në radarin e Chelsea.

Chelsea janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin e Watord, Roberto Pereyra, sipas agjentit të lojtarit, Sergio Furlan.

“Chelsea janë të interesuar për lojtarin, por Watford kanë “ngrirë” gjithçka deri në verë” ka thënë agjenti për “Tuttosport”.

“Në merkato kurrë nuk mund të thuash kurrë, mirëpo jam kategorikisht për të mos bërë lëvizje në janar. Ai është i fokusuar me skuadrën dhe nuk dëshiron të largohet gjatë kësaj kampanje” ka thënë tutje ai.

Pereyra kaloi tek Watford para dy viteve, nga Serie A, ku paraqitej me skuadrën e Juventus.