Sporti

Challandes tregon arsyen e zëvendësimit të Rashicës

09/03/2020 23:37
nga:M K

Bernard Challandes u kritikua tejmase lidhur me zëvendësimin e Milot Rashicës, me ç’rast u inkuadrua Elbasan Rashani.

Megjithatë, në konferencën për media pas ndeshjes, trajneri helvet tregoi se arsyeja që e largoi nga fusha futbollistin e Werderit ishte lëndimi në gju, përcjell GazetaBlic.

“Rashica kishte një problem të vogël. Nuk e di çfarë pasi nuk jam doktor, por se besoj që nuk ka diçka për t’u shqetësuar.

Kjo është edhe arsyeja pse e largova, pasi nuk desha që të rrezikoj”, tha mes tjerash Challandes.

/GazetaBlic/

10/13/2020 17:01

Konferenca e Kosovës ndalet saktë me sekonda nga menaxheri Bajram Shala – Nuk u japin përgjigje gazetarit të SuperSportit