Sporti

Challandes publikon listën, dy emra të rinj te Kosova

11/09/2018 17:47
nga:I S

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në fazën e gupeve të Ligës së Kombeve gjatë nëntorit.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve që ka ftuar për dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve, shkruan GazetaBlic.

Kosova do të luajë fillimisht në udhëtim kundër Maltës, më 17 nëntor (e shtunë) dhe kundër Azerbajxhanit, më 20 nëntor (e martë) në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Në listën e trajnerit zviceran janë dy emra të rinj si portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Mirlind Kryeziu.

Gjithashtu në ekip është kthyer edhe Bersant Celina.

/GazetaBlic/