Sporti

Challandes për Muriqin: Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat…

09/16/2020 22:06
nga:M K

Transferimi i Vedat Muriqit në Lazio po vazhdon të diskutohet nga gurmanët e futbollit kosovar, me numër më të madh të tyre që besojnë se do të jetë i suksesshëm.

së fundi, këtë lëvizje në karrierën e prizrenasit e komentoi edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, përcjell GazetaBlic.

Sipas zviceranit, Muriqi do të ketë konkurrencë në skuadrën e re, porse ai do të dijë t’i fitojë hapësirat e nevojshme.

“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asiste, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese.

Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”, ka thënë ndër të tjera ai.

/GazetaBlic/

10/13/2020 17:01

Konferenca e Kosovës ndalet saktë me sekonda nga menaxheri Bajram Shala – Nuk u japin përgjigje gazetarit të SuperSportit