Sporti

Challandes: Na mungojnë dhjetë futbollistë – analizat bëni duke u bazuar në situatën aktuale

10/13/2020 16:47
nga:M K

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes sot nga ora 16:30 doli në konferencë për media, në vigjilie të takimit me Greqinë.

Bashkë me Mërgim Vojvodën, ai foli rreth situatës aktuale te kombëtarja, teksa shtoi rreth asaj se çka pret nga ndeshja e nesërme, përcjell GazetaBlic.

Gjithashtu, ai ftoi analistët që të gjitha kritikat t’i bëjnë duke u bazuar në situatën momentale.

“Nuk është periudhë aspak e mirë për ne. Sidomos me mungesat, e pastaj edhe rezultatet.

Nga të gjithë futbollistët e ftuar, dhjetë nga ta mungojnë. Andaj, gjithë kritikat dhe analizat që i keni, duhet t’i bëni duke u bazuar në këto fakte”, ka thënë ndër të tjera ai.

/GazetaBlic/

11/13/2020 18:19

Challandes pozitiv edhe në testin e dytë, tregon si po e përjeton koronavirusin