Sporti

Challandes: Kualifikimi në evropian, ëndërr për Kosovën

08/28/2020 22:34
nga:M K

Për shkak të pandemisë, EURO 2020 u shtye për vitin e ardhshëm, por kjo pandemi, asesi nuk e zbeh ëndrrën e Kosovës për t’u kualifikuar tutje.

Këtë e di edhe ndoshta njeriu më meritor për atë se ku është kombëtarja e Kosovës sot, Bernard Challandes, përcjell GazetaBlic.

Zvicerani në një prononcim të shkurtë për mediat helvete, tha se kualifikimi në evropian, do të ishte për “verdhë e kaltërit”.

“Të shkojmë në Europian, do të ishte si një ëndërr për ne”, tha Challandes për RTN.ch.

Kosova, për pak nuk ia arriti qëllimit që të kualifikohet tutje nga eliminatoret e rregullta, por që u mposht nga Çekia, e më pastaj nga Anglia.

Gjithsesi, Liga e Kombeve është mision real, andaj shpresojmë në paraqitje sa më të mirë ndaj Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e 8 Tetorit.

/GazetaBlic/

10/13/2020 17:01

Konferenca e Kosovës ndalet saktë me sekonda nga menaxheri Bajram Shala – Nuk u japin përgjigje gazetarit të SuperSportit