Sporti

Challandes ka disa fjalë për Bernard Berishën pas humbjes së Kosovës

10/09/2020 09:44
nga:M K

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka komentuar sërish çështjen e Bernard Berishës, pas humbjes nga Maqedonia Veriore.

Në konferencën pas ndeshjes, ai foli lidhur me këtë çështje, ku shtoi mes tjerash se lojtari e di arsyen pse sonte nuk është këtu, përcjell GazetaBlic.

“Është gjithmonë pyetja e njëjtë. Nuk më pëlqen të flasë për futbollistët që nuk janë këtu. Bernardi e di pse ai nuk është këtu sonte”.

Bernard Berisha ishte i shumëpërfolur muajin e fundit, sidomos pas gjestit katastrofal pas golit të realizuar ndaj Greqisë, në humbjen 1-2 në Shtator.

Kujtojmë, ndeshja e radhës e Kosovës është ajo në fundjavë ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic/

11/03/2020 11:58

Bernard Berisha ftohet nga Challandes për ndeshjet e Nëntorit!