Cool

Çfarë t’i dhuroni mamasë suaj këtë 8 mars?

03/07/2019 22:37
nga:Natyra

Para së gjithash edhe pse në titull i jemi referuar mamave, gruaja që ju frymëzon mund të jetë kushdo. Motra apo vajza juaj, shoqja e ngushtë apo shefja e cila në sytë tuaj mban veshur gjithnjë petkun e fitimtares.

A mendoni që i keni falenderuar mjaftueshëm për gjithë ç’kanë bërë për ju? Këtë 8 mars, mund t’ja tregoni kështu dashurinë!

#1 Vlerësojeni!

Kjo nuk kërkon shpenzim. Thjesht thuajini sa shumë mirënjohëse jeni për çdo sakrificë. Sa mirë kanë shkuar gjërat kur ajo është bërë pjesë e tyre. Thuajani me zë të lartë, ose shkruajini një letër nëse s’ju lënë lotët.

#2 Kuti dhuratash

Ajo do ta adhurojë! Gjithë produktet e markave që ajo pëlqen për mirëmbajtjen e trupit apo të flokëve. Kutia mund të ketë gjithashtu një parfum, locion trupi apo produkte make up-esh shkruan anabel.

#3 Jepini pak kohë pushim!

Mos e merrni në telefon dhe mos i tregoni për asgjë që s’po shkon siç duhet! Dhurojini një kupon dhe lëreni ta shijojë gjer në fund. Është vetëm një ditë, bëni si të bëni!

#4 Gatuajini ushqimin e saj të preferuar

E dimë që ndoshta s’keni asnjë lidhje me kuzhinën, por vetëm ideja do ta mallëngjejë. Ti e bërë gjithë këtë, veçanërisht për të!

#5 Punime të bëra me dorë

Ato janë dhuratat që mbajnë më shumë dashuri brenda. Një kujtim që s’vdes kurrë.

#6 Organizo një ditë jashtë vetëm për të!

Kalojeni gjithë ditën bashkë. Organizo një piknik, çoje në kinema dhe mbylleni me një darkë.