Futbollistit suedez, Alexander Isak iu mohua në mënyrë të çuditshme një gol për Suedinë pas një gabimi tronditës nga VAR.
Isak ishte në aksion për kombin e tij kundër Azerbajxhanit gjatë një fitoreje të thellë 6-0 në Uefa Nations League.
Megjithatë, në një shënim personal, nuk ishte një natë aq e mirë për Isak, i cili humbi një penallti dhe pa një gol të anuluar në mënyrë shumë të diskutueshme në kohën shtesë të pjesës së parë, kur rezultati ishte 3-0.
Nuk kishte asnjë sugjerim për pozicion jashtë loje, me Isak qartë që ishte prapa mbrojtësit të fundit kur Gyokeres bëri pasimin e tij, por megjithatë u bë një kontroll nga VAR dhe goli u anulua.
“Si është e mundur? Seriozisht. Është pothuajse më e keqja që kam parë”, tha Isak, në një intervistë për Sweden Herald.
“Natyrisht, jam i lumtur që fitojmë, por unë shënoj një gol që duhet lejuar, atëherë është e qartë se acarohesh. Nuk mendoj se kam përjetuar ndonjëherë diçka të tillë në këtë nivel kur kam qenë i përfshirë. Ju keni parë shumë gabime, por ky ishte shumë i ashpër”, tha ai.
/GazetaBlic Sport