Në Kiev ka nisur shpërndarja e pilulave me jod kaliumi në qendrat e evakuimit, çfarë janë ato dhe sa real është një sulm bërthamor?
Pilula me jod kaliumi po shihen si një formë përgatitjeje për një sulm të mundshëm bërthamor në kryeqytetin e Ukrainës.
Përgatitja vjen mes frikës për një sulm nga Rusia ku prej dy ditësh, raportime në mediat perëndimore dhe zhdukja e nëndetëses bërthamore më të madhe ruse Poseidon, po ngjallin frikën jo vetëm të banorëve ukrainas por edhe të të gjithë botës.
Bashkia e Kievit ka raportuar se ka nisur shpërndarja e këtyre pilulave në qendrat e evakuimit në përgatitje për një sulm të mundshëm bërthamor rus në kryeqytetin e Ukrainës.
Pilulat e jodit të kaliumit mund të ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së rrezatimit të dëmshëm nga gjëndra tiroide nëse merren pak para ose menjëherë pas ekspozimit ndaj rrezatimit bërthamor.
Pilulat do t’u shpërndahen banorëve në zonat e kontaminuara nga rrezatimi bërthamor nëse ka nevojë për evakuim, tha këshilli i qytetit në një deklaratë – në mes të pushtimit shkatërrues të presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
Putin ka thënë se do të ‘përdorte të gjitha mjetet në dispozicionin tonë’ për të fituar luftën.
Frika po rritet se Putini do të përdorë një sulm shkatërrues bërthamor për të mposhtur Ukrainën, ndërsa trupat e tij tokësore vazhdojnë të pësojnë disfata.
/Euronews Albania/