Showtime

Çfarë po ndodh me Majk? Kaq serioz se keni parë kurrë!

02/26/2018 19:14
nga:A. R.

Reperi Majk është njëri ndër reperët më simpatik të estradës, shkruan Gazeta Blic.

Ai është mjaft i përfolur në shtypin rozë si për lidhjet e tij të dashurisë, paraqitjet e koncertet e shumta. Stili dhe muzika e tij unike kanë bërë që të jetë ndër më të pëlqyerit në tregun muzikor.

Në rrjete sociale poashtu është aktiv ku publikon imazhe të llojllojshme, e në këtë të fundit duket tejet serioz me një palltë, madje kaq elegant nuk e kishim parë kurrë!

Në projekte muzikore është shumë i angazhuar, kënga e fundit që ka publikuar është “Tarantino”. /GazetaBlic./