Uncategorized

Çfarë po ndodh kështu, nënkryetari i PDK-së e quan feniks dhe kalorës të lirisë Albin Kurtin!

12/29/2017 15:25
nga:D.I

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, pas vendimit të lirimit nga paraburgimi të Albin Kurtit, u kujdes që këtij të fundit t’i atribuonte vlera e fjalë të mëdha në mënyrën e tij.

Hoti tha se Kurti mban në vete vlera të liridashjes dhe vlera kombëtare duke i dhënë atij edhe epitetin e kalorësit të lirisë.

“Albin Kurti do të kthehet në politikë si Feniksi “ u shpreh Hoti, duke ju referuar atyre që besojnë se Kurti ka thyer ligjin.

“Disa nga kalorësit e Kurtit kanë treguar lodhje”, shkruan Hoti duke ju referuar zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.

Ky është shkrimi i plotë i Hotit në Facebook:

Ajo që mi ka bërë të veçantë shokët e mi, ata që kanë pasur fuqinë të mos lodhen në rrugëtimin tonë të përbashkët, ka qenë parësia për t’i dashur e kuptuar se vlerat si: liria, kombi, atdheu dhe republikat shqiptare, rrjedhimisht tokat ku ata vdesin e jetojnë, janë vlera që na bëjnë të përbashkët gjithmonë, pavarësisht se ku jetojmë e veprojmë në jetën e përditshme.

Të tillë kalorës të lirisë së mendimit ku idealin e barti me vete, siç mban ushtari kapelën e kresë, ani se mund të mbeten të ‘harruar’ jo rrallë herë, janë gjithmonë atje ku atdheu i ka hallet, brengat dhe dhimbjet e veta.Albin Kurti sot përballet me prangosjen për këtë ideal dhe për këto vlera. Ata që mendojnë se ka thyer ligjin, mirë që mendojnë ashtu. Kjo është mënyra e dhimbshme, por më e fuqishme që ai të kthehet në politikë si feniksi, pavarësisht aktit në qoftë se mund të ketë ose jo ndëshkim politik, pavarësisht se disa nga kalorësit e tij kanë treguar shenja lodhje.

Mbi të gjitha nderimi dhe shërbimi për Atdheun.Poezia e Saliut është sot më e bukur se kur u shkrua në vitin 2000 në burgun e Nishit. Në atë kohë ndërroheshin mijëvjeçarët, por shqiptarët ende jetonin me epokat e tyre mijëvjeçare dhe pushtuesi ende i kishte të pranguar në gropën serbe disa prej vajzave dhe djemtë të lirisë.Poezia e Saliut është sot një rekuiem i dhimbshëm dhe të gjithë ata që do të bëjnë gëzuar në ndërrimin e moteve, do të duhej t’ia ndajnë një vëmendje të vockël Albin Kurtin.

 

 

06/16/2018 22:40

Kurti nderon heroin Sulejman Vokshi