Lajme

Çfarë po bëjnë kështu deputetët e Vetëvendosjes në seancën komemorative?

07/27/2018 12:06
nga:A. R.

Vetëvendosje ka refuzuar të ngritën në këmbë gjatë intonimit të himnit në seancën komemorative për Demaçin.

Sot është duke u mbajtur seancë komemorative për nder të veprimtarit të shquar dhe simbolit të sakrificës, Adem Demaçit, i cili u nda nga jeta dje.

Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë.

Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës.

 

12/06/2019 00:25

Avdullah Hoti: Nëse LDK nuk arrin koalicion me Vetëvendosjen, atëherë ky do të jetë pozicioni ynë si parti