Ramazani është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik dhe përfshin agjërimin gjatë orëve të ditës, të mos hahet apo pihet deri në perëndim të diellit.
Gjatë Ramazanit i cili këtë vit nis më 2 prill, myslimanët përpiqen dhe përqendrohen përgjithësisht në besimin e tyre. Ata shpenzojnë më shumë kohë duke u lutur, duke lexuar librin e shenjtë – Kuranin, dhe është gjithashtu një kohë për bamirësi, transmeton Klankosova.tv.
Janë disa rregulla të cilat myslimanët duhet t’i ndjekin gjatë Ramazanit.
Çfarë mund të bëni?
Shpesh ekziston një ide e gabuar se nuk ju lejohet të lani dhëmbët – por kjo nuk është e vërtetë.
Ju mund t’i lani dhëmbët si zakonisht me kusht që të mos e gëlltisni ujin kur shpëlani gojën.
Është mirë të notosh, të lahesh ose të bësh dush – përsëri, për sa kohë që nuk gëlltit ujë.
Janë ngritur shqetësime në lidhje me vaksinat e koronavirusit që ndërhyjnë në Ramazan, megjithëse studiuesit myslimanë në mbarë botën kanë thënë se vaksinimet nuk e prishin agjërimin dhe njerëzit nuk duhet ta vonojnë injektimin e tyre.
Por Dr.Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery tha: “Kurani thotë se të shpëtosh jetën tënde është gjëja më e rëndësishme. Të shpëtosh një jetë është të shpëtosh të gjithë njerëzimin. Është përgjegjësi e një myslimani praktikues që të marrë vaksinën”.
Ekziston gjithashtu një ide e gabuar se nuk ju lejohet të gëlltisni pështymën tuaj. Kjo është e pavërtetë dhe do të ishte e pamundur të shmangej.
Gjërat që nuk mund t’i bëni:
Rregulli kryesor i agjërimit është që të mos hani dhe të pini asgjë nga agimi deri në perëndim të diellit. Pas perëndimit të diellit, myslimanët hanë një vakt të njohur si iftar.
Marrëdhëniet seksuale ndërmjet çifteve të martuara janë të ndaluara gjatë orëve të ditës të agjërimit. Një pjesë kryesore e agjërimit ka të bëjë me kontrollin e dëshirave tuaja.
Duhet të përmbaheni nga zakonet e këqija, duke përfshirë sharjet, thashethemet, grindjet ose të qenit mosrespektues, mizor ose egoist.
Këto janë gjëra që myslimanët duhet t’i shmangin në çdo moment të vitit, por aq më tepër gjatë muajit të shenjtë.
Pirja e duhanit është një tjetër zakon i keq që njerëzit nuk duhet ta bëjnë gjatë agjërimit.