Showtime

Çfarë ndodhi mes tyre? Mevlani sqaron për herë të parë sherrin me Sabianin

11/12/2021 10:26
nga:Genita C

Edhe pse nuk e kemi ditur dhe ka qenë larg syrit mediatik, Mevlani dhe Sabiani nuk flasin prej kohësh.

Këtë e ka zbuluar vet Mevlani në një intervistë për “Shqipëria Live”, shkruan GazetaBlic.

“Ne njihemi prej shumë vitesh dhe hyrja e tij ishte e papritur për mua. Nuk flasim prej kohësh, kemi pasur një mosmarrëveshje”, u shpreh ai.

I pyetur se kush kishte faj në prishjen e miqësisë së tyre, ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh:

“Po mbase kam gabuar dhe unë, nuk është se ja vendos fajin Sabianit, thjesht kemi pasur disa mosmarrëveshje për çështje pune, por që besoj kur të dali do ti sqarojmë prapë”./GazetaBlic/