Lajme

Çfarë moti parashihet të mbajë nesër?

10/05/2025 21:10
nga:G B

Nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Ndërsa era pritet të fryjë kryesisht nga veriperëndimi.

Sipas IHMK-së, ky episod i paqëndrueshmërisë atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke shoqëruar vendin me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave, si dhe rritje të lagështisë relative në ajër.