Cool

Çfarë ka ndodhur më 21 korrik?

07/21/2019 09:21
nga:Blerim Halili

Këto janë disa nga ngjarjet që ndodhën më 21 korrik gjatë historisë, shkruan TRT, përcjell Gazeta Blic.

Kalendari historik, 21 korrik

21 korrik 1633 – Galileo Galilei në gjykatën e inkuizicionit detyrohet të mohojë tezën e tij mbi rrotullimin e botës.

21 korrik 1718 – Mes Shtetit Osman, Austrisë dhe Venedikut u nënshkrua Traktati i Paqes së Pozharevacit (Treaty of Passarowitz)

21 korrik 1904 – Gjatë një gare me makina që u mbajt në Belgjikë një garues francez e tejkaloi shpejtësinë prej 100 milje/orë (161 km/orë).

21 korrik 1969 – Kozmonautët amerikanë, Nill (Neil) Armstrong dhe Baz (Buzz) Aldrin hodhën hapat e para të njeriut në hënë.

21 korrik 1972 – E premtja e Përgjakshme: Gjatë akteve terroriste të ndërmarra në afërsi të qytetit Belfast të Irlandës Veriore, militantët e organizatës IRA shpërthyen 22 bomba. Bilanci i sulmeve: 9 të vrarë dhe 130 të plagosur.

21 korrik 1983 – Shënohet temperatura më e ulët në botë: Stacioni Vostok në Antarktidë regjistroi temperaturën -89.2 °C.

21 korrik 1990 – Në tërmetin me fuqi 7,3 ballë që tronditi Iranin humbën jetën 50 mijë persona.