Cool

Çfarë fshihet pas erës së fortë të klorit në pishina? Kjo është e vërteta e neveritshme

07/17/2019 11:01
nga:Natyra

A e dini pse sa herë hyni në pishina publike apo private, ndjeni një erë të fortë klori?

Sidomos tani që jemi në pikun e sezonit veror, relaksi në det apo pishinë është një nga argëtimet e preferuara thuajse për të gjitha grupmoshat. Por, kur vjen puna e zgjedhjes së pishinave në vend të detit, duhet të bëjmë pak kujdes! Së bashku me aromën e kremit të diellit, kur futemi në pishina ne hymë për të notuar dhe për t’u relaksuar pak.

Ama ka diçka shqetësuese që shumë nga ne me siguri janë përballuar sa herë që janë futur në pishinë? Një erë e fortë gati kutërbuese klori? E vërteta e neveritshme që qëndron pas kësaj, ndoshta do ju bëjë që ju të mos shkelni më në pishina…, transmenton Class.

Erë e fortë që ne zakonisht e quajmë klor, nuk është klor, por urinë! Sepse ka shumë njerëz që e bëjnë urinën në pishinë brenda, vetëm se përtojnë të shkojnë në tualet. Në rregull fëmijët që nuk janë në gjendje ta mbajnë atë, por të mëdhenjtë pse e bëjnë? Sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, pishinat amerikane sidomos ato publike, përdorin klorin për t’u siguruar që uji i pishinave është i pastër. Megjithatë, shumë subjekte nuk përdorin sasi të mjaftueshme klori për t’u kujdesur për shëndetin tonë në pishinë. Nëse ka pak klor, kjo konsumohet shpejt dhe prodhon erën që jemi mësuar ta nuhasim. Klori pastaj përzihet me urinën, djersën dhe papastërtitë, duke rritur intensitetin e aromës.

Në të vërtetë nuk është klori që na jep sytë e kuq. Por, urina që dikush ka vendosur ta bëjë në pishinë. Dhe kjo gjë është padyshim e neveritshme dhe na le pa fjalë. Fatkeqësisht, e gjithë kjo mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin tonë, sëmundjet, komplikime të ndryshme.