Cool

Çfarë e pret njerëzimin nga kriza e koronavirusit? OBSH lëshon thirrjen e fortë ndaj shteteve

03/30/2020 16:21
nga:N S

Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se kriza e koronavirusit dhe masat shtrënguese që shumë vende po ndërmarrin për të frenuar përhapjen mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të njerëzve.

“Izolimi, distanca fizike, mbyllja e shkollave dhe vendeve të punës janë sfida që ndikojnë te ne, dhe është e natyrshme të ndiejmë stres, ankth, frikë dhe vetmi në këtë kohë“, tha drejtori i degës evropiane të OBSH-së, Hans Kluge, të enjten.

Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë në shtëpi ose izolim me infeksion të supozuar apo të provuar, ekspertët pajtohen që është e rëndësishme të merren parasysh efektet e kësaj pandemie në shëndetin mendor të njerëzve – ndërkohë që ofrojnë mbështetje psikologjike për publikun e gjerë.

“Është thelbësore të adresohet shëndeti mendor publik i njerëzve gjatë javëve në vijim“, tha Kluge. “Kjo nuk do të jetë një sprint, por një maratonë“, shtoi ai, duke u bërë thirrje vendeve të përgatisin shërbimet e tyre mjekësore për shëndetin mendor të njerëzve.
Sipas psikologut të sjelljes, Virgine De Vos, kjo krizë mund të gjenerojë simptoma depresioni ose mungesë përfshirjeje gjatë javëve të ardhshme. Sidoqoftë, ajo beson se një nga problemet më të mëdha për mirëqenien mendore të njerëzve mund të jetë mungesa e testimit dhe mungesa e diagnozës.
“Shumë njerëz që kanë simptoma nuk mund të testohen, kështu që ata nuk e dinë nëse kanë koronavirus apo jo. Kjo pasiguri mund të ketë një ndikim shumë negativ në shëndetin mendor të njerëzve“, tha Virgine De Vos.

05/20/2020 12:20

Keni kujdes, nëse jeni një prej këtyre personave rrezikoni më shumë të infektoheni me COVID-19