Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe atë për Gjykatën Komerciale, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:45)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret me ceremonitë më të larta shtetërore presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë, ora 10:00, konferenca pas takimit)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës. (Ora 10:00)
Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, do të hapet ekspozita me fotografitë e Ibrahim Rugovës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00, pamje)
Komisioni për Mjedis shqyrton planin e performancës të Autoritetit të Aviacionit Civil 2022 dhe atë të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për Gazetari 2021. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 15:00)
Shënohet 32-vjetori i themelimit të LDK-së. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 18:00)