Nga gjobat me para e deri te rënia nga Serie A.
Ky është intervali i dënimeve të mundshme për Juventusin, nëse kampioni aktual italian, gjegjësisht krerët e tij dënohen për keqpërdorime në rastin Suarez, përcjell GazetaBlic.
Zonja e Vjetër veçse kishte humbur mundësinë e angazhimit të futbollistëve të huaj, pasi kishte plotësuar numrin e lejuar, andaj edhe synonte që sulmuesi Luis Suarez ta merrte sa më shpejtë pasaportën italiane.
Siç shkruan televizioni italian “Mediaset”, drejtuesit më të lartë të klubit nga Torino ishin angazhuar për këtë çështje, ndërsa dyshohen për shkelje ligjore të nenit 32, paragrafi shtatë, që titullohet “Passaportoli”.
Madje, thuhet se FIGC (federata italiane) do të vazhdojë hetime, edhe nëse Juventusi fiton çështjen në gjyqin e Peruggias.
/GazetaBlic/