Sporti

Çështja Mbappe: Zidane i përgjigjet PSG-së

11/08/2019 13:53
nga:L I

Zinedine Zidane është shfaqur në dhomat e shtypit para ndeshjes së Real Madridit kundër Eibar.

Kjo konferencë, më shumë është përqëndruar në ‘konfliktin’ e hapur me PSG-në për çështjen Kylian Mbappe sesa për ndeshjen e radhës në La Liga.

Trajneri francez është pyetur për deklaratën e Leonardos, drejtorit sportiv të PSG-së, i cili i ka quajtur irrituese fjalët e Zidanes, se Mbappe ëndërron transferimin te Real Madrid.

“Jo, nuk kam thënë asgjë. Unë thash vetëm atë që ka thënë lojtari, se ëndrra e tij ishte të luante këtu”, është përgjigjur Zidane, përcjell lajmi.net.

“Secili pastaj e marr atë si dëshiron”.