Lajme

Çështja e pagave të qeveritarëve, mazhoranca ndërron mendje

03/14/2018 11:16
nga:M H

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu në fillim të seancës së djeshme lexoi katër rekomandimet e dala nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave.

Për të votuar këto rekomandime nuk kishte kuorum dje në Kuvend, pasi deputetët e mazhorancës ata të PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s nuk votonin me arsyetimin se kjo çështje tashmë i përket Gjykatës Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

Për shkak të kësaj pike dje është shtyrë seanca e Kuvendit – pozita nuk votoi, ndërsa opozita e lëshoi seancën.

Deputetët e opozitës para një muaji e gjysmë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për rritjen e pagave nga ana e Qeverisë.

Vendimi akoma nuk është marrë nga kjo gjykatë sa i përket çështjes së pagave.

 

Megjithatë sot duket se deputetët e pozitës kanë ndërruar mendje dhe kanë votuar kundër rekomandimeve të opozitës, duke e harruar kështu Gjykatën Kushtetuese të shumëpërfolur gjatë seancës së djeshme, njofton Klan Kosova.

Nga 107 deputetët të pranishëm, sot 49 kanë prej tyre kanë votuar pro, derisa 58 nga ta kanë qenë kundër.

09/19/2018 23:13

Ilir Deda thotë se vetëm Kuvendi mund ta shpëtojë Kosovën