Lajme

Çështja e kufizimit të lirisë së lëvizjes është e rregulluar me Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse

03/24/2020 01:56
nga:Mefail Bajqinovci

Shkruan: Mefaik Bajqinovci

Çështja e kufizimit të lirisë së lëvizjes është e rregulluar me Ligjin për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse se ku janë të percaktuara nocionet dhe rregullat mbi karantinën dhe ku saktësisht përcaktohet se kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes për persona jo te prekur është i lejueshem me qëllim ndalimin e përhapjes së sëmundjes.

Ky President qe po e mbanë peng këtë vend, duhet ta dijë se nuk mund të sillet edhe si Qeveri, edhe si President edhe si Gjykatë Kushtetuese.

Ky president, ndërhyn në kompetenca të Qeverisë e të Gjykates Kushtetuese, praktikisht është njeriu qe e rrezikon në themel formen demokratike e kushtetuese të organizimit dhe funksionimit të pushtetit shteteror.

Ky president e ka shkelur Kushtetuten e vendit kur ka urdhëruar AKI-në dhe Policinë të marrin pjesë në deportimin e 6 qyetareve turq që kishin leje qëndrimi të ligjshme në Republikën e Kosovës.

Ka shkelur Kushtetuten kur pjesë të territorit të Kosoves i ka deklaruar si dhurata të Rankoviçit.

Ka shkelur Kushtetuten kur i ka ndërhyrë Qeverisë në kompetenca në dialogun me Serbinë.

Ka deformuar Kushtetuten kur pa i kërkuar e pa konsultim me Qeverinë ka dashur të shpallë Gjendje tē Jashtëzakonshme.