Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina i ka dhënë tri pikë të vlefshme skuadrës së tij Ipswich pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së Fleetwood, në ligën e parë angleze.
Mesfushori ofanziv realizoi golin fitues në minutën 93-të të shtesës duke i sjellur një fitore të rëndësishme skuadrës së tij, për të regjistruar fitoren e dytë me radhë në divizionin e tretë në Angli.
Me këtë fitore, skuadra e Bersantit pozicionohet në pozitën e 10-të në tabelë me 20 pikë të mbledhura pas 14 xhirove të para.
Golin e Celinës mund ta ndiqni më poshtë:
2-1 Celina! #itfc pic.twitter.com/U5xHod6YBT
— The Tractor Boys (@TTBITFC) October 23, 2021


